Top News – ‘Dorëzohet’ miliarderi Musk / Tesla do të bëjë reklama për të parën herë
17/05/2023 09:31

Shefi i kompanisë Tesla, Elon Musk, ka thënë se do të nisë reklamimin e makinave, për të parë nëse ka rezultat. Në të kaluarën, Tesla nuk e ka shfrytëzuar kurrë reklamimin tradicional për të vënë në pah makinat e saj. Musk ka thënë se është “ironi” që si shef i Teslas, tani e ka në pronësi edhe platformën sociale, Tëitter. Ky rrjet social varet shumë nga reklamat, dhe së shpejti do të udhëhiqet nga veteranja në fushën e reklamimit, Linda Yaccarino. “Më duket se duhet të them që reklamimi është fantastik, dhe që secili duhet ta bëjë”, ka thënë Musk, në një takim me aksionarët e Teslas në Teksas. “Do të provojmë pak reklamim, dhe do ta shohim si po ec”. Ky veprim shpërfaq përpjekjet e tij për të rritur besimin e investitorëve në kompaninë për prodhim të makinave, në kohën kur rritja e konkurrencës dhe ngadalësimi ekonomik, kanë ndikuar në ulje të çmimeve në Tesla. Prej kur Musk e ka blerë Tëitterin, në muajin tetor, reklamuesit i kanë ikur kësaj platforme, të shqetësuar se reklamat e tyre mund të shfaqen në përmbajtje jo të duhur, meqë kompania e ka humbur 80 për qind të stafit. Musk u ka rezistuar reklamave për vite. Madje, më 2019, ai pati thënë se “e urren reklamimin”, dhe se “ne duhet t’i përdorim ato para për t’i bërë produktet fantastike”. Mirëpo, të martën, ai ka thënë se shume njerëz nuk e dinë sa të përballueshme janë makinat e Teslas dhe çfarë mekanizma “mahnitës” të funksionimit kanë ato.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55