Pas grumbullimit të nënshkrimeve në LDK për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të kësaj partie, nënkryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se kërkesa do të trajtohet në përputhje me procedurat e brendshme dhe Statutin e LDK-së. i pyetur për mundësinë e shkarkimit të Abdixhikut, Haziri tha se pyetja është paragjykuese. Teksa është pyetur nëse janë verifikuar nënshkrimet e dorëzuara, nënkryetari i LDK-së sqaroi se kjo mbetet përgjegjësi e sekretariatit. Nisma pason pakënaqësitë e shprehura pas zgjedhjeve të 7 qershorit, çka ka çuar edhe në përplasjet e hapura brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.