Rupert Murdoch, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi I kanalit televiziv amerikan Fox News, e njëherësh nga drejtimi I kompanisë FOX dhe konglomerati I medieve, News Corp. Lajmi është bërë I ditur nga kompania Fox, e cila bëri të ditur se Murdoch do të jetë president nderi I të dy kompanive. Po ashtu bëhet e ditur, se drejtimi do të merret nga I biri, Lachlan, I cili krahas Fox Corp, do të marrë edhe drejtimin e News Corp.