Shefi i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, AlleksandËr Vulin ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Këtë e ka konfirmuar vetë përmes një komunikate. “SHBA-ja dhe BE-ja po kërkojnë kokën time si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë, unë nuk jam shkaktar i shantazheve dhe presioneve ndaj Serbisë dhe botës serbe, por nuk do ta lejoj veten të jem shkaktar i shantazheve dhe presionit ndaj Serbisë dhe botës serbe. Prandaj, parashtroj dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i drejtorit të BIA-s”, thuhet në njoftim.