Pas vendimit të marrë në fundjavë për tu dorëhqeur nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim, ministrat ia paraqitën dorëheqjen qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Vendimi që ministrat të jepnin dorëheqjen u mor nga BDI-ja, me argumentin se duhet të plotësohet kushti i VMRO-DPMNE, për votimin e ndryshimeve kushtetuese dhe formimin e një ekzekutivi të ri pa BDI-në.