Top News – ‘Dorëheqje’ në mes të luftës…! Reznikov ‘ikën’, i hap rrugën Rustem Umerov
04/09/2023 11:55

Oleksiy Reznikov paraqiti dorëheqjen nga posti i ministrit të Mbrojtjes të Ukrainës, duke i hapur rrugë Rustem Umerovit, një ligjvënës tatar nga Krimea, që të marrë këtë post. Ky vendim i Reznikovit vjen pas njoftimit që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri për ndryshimin e drejtimit të Ministrisë së Mbrojtjes. Zelensky shkroi në Telegram se udhëheqja e re në Ministrinë e Mbrojtjes ishte e nevojshme pasi Reznikov kishte kaluar nëpër "më shumë se 550 ditë të një lufte të shkallës së gjerë”. Ndërkaq, më vonë përmes një fjalimi, Zelensky tha se beson se “Ministria ka nevojë për një qasje të re dhe forma të tjera të ndërveprimit, si me ushtrinë, ashtu edhe me shoqërinë". “Parlamenti i Ukrainës e ka një person të tillë dhe Umerov nuk ka nevojë që të prezantohet. Pres që kandidatura e tij të ketë mbështetjen e Parlamentit”, tha Zelensky. Shkarkimi i Reznikovit vjen pas një skandali lidhur me prokurimin e xhaketave ushtarake nga Ministria e Mbrojtjes. Në gusht, gazetarët ukrainas raportuan se këto materiale ishin blerë me një çmim trefish më të lartë dhe në vend të xhaketave dimërore ishin blerë xhaketa verore. Në dokumentet doganore për blerjen e këtyre produkteve, një xhaketë thuhej se kishte çmimin prej 29 dollarësh, por Ministria ukrainase e Mbrojtjes kishte paguar 86 dollarë për copë. Reznikov javën e kaluar gjatë një konference për media mohoi të gjitha akuzat. Një ditë më parë, edhe presidenti amerikan Joe Biden, u tha gazetarëve se ishte në dijeni që Zelensky do të zëvendësonte shefin e tij të mbrojtjes. I pyetur nga gazetarët që të komentonte këtë zhvillim, Biden tha se nuk “do të komentoj publikisht”. Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera perëndimore mbështesin Ukrainën e cila po përballet me pushtimin e paprovokuar që Rusia nisi në shkurt të vitit 2022.

Top News – ‘Thithja kokainë nga kapakët e tueleteve’ / Kennedy Jr: Nuk kam frikë nga mikrobet
13/02 15:46
Top News – ‘Doni luftë apo paqe…’ / Orban përshkallëzon fushatën, Hungaria drejt zgjedhjeve
13/02 15:39
Top News – Ukraina e Rusia takohen në Gjenevë / Ndryshon vendi i negociatave, bisedime javën tjetër
13/02 15:32
Top News – SHBA, central bërthamor në Armeni / Tërbohet Rusia, kundërshton ashpër perspektivën
13/02 15:31
Top Channel/ Konferenca e Mynihut, Rubio paralajmëron Europën: Iku bota e vjetër, epokë e re!
13/02 15:14
Top News – Alarm maksimal për ortekë / Frikë në Alpe, mbyllen resortet e skive
13/02 15:09
Top Channel/ Rusi-Ukrainë “takohen” në Gjenevë, Peskov: Bisedimet e paqes, javën e ardhshme!
13/02 15:03
Top News – Uji i tërbuar shemb autostradën / Shi dhe përmbytje, tre stuhi njëra pas tjetrës
13/02 14:47
Top News – Franca në alarm të kuq, shpërthejnë lumenjtë / Stuhia ‘Nils’ bën namin, tjetër viktimë
13/02 14:07
Top News – Hodhi në plehra 20 shufra ari / Çudia në Itali, policia i rigjen dhe ia kthen pronarit
13/02 13:58
Top News – Hapet toka, ‘përpin’ gjithçka / Videoja e gropës bëhet virale, panik në Shangai
13/02 13:58
Top News – Dronë, sirena, postera me ushtarë…Si ndryshoi qyteti rus në katër vite luftë
13/02 13:40
Top Channel/ “Makinat do jenë më lirë”: Ndryshimet klimatike, Trump shfuqizon vendimin e Obamës!
13/02 12:26
Top Channel/ Europa e pushtuar nga frika, sondazhi: Shumica mendojnë se janë nën kërcënim!
13/02 12:24
Top News – Djathë i mykur dhe pa etiketë. AKU bllokon 2.4 tonë bulmet, sallam dhe fruta të thata
13/02 12:11
Top Channel/ Bezos sfidon Musk me mbështetjen e Europës, raketa Ariane 64 ngrihet në hapësirë!
13/02 12:06
Top News – Fortifikon kompleksin bërthamor…Irani nuk ndalet, e tregojnë imazhet satelitore
13/02 12:05
Top News – Gazrat serë nuk rrezikojnë shëndetin…Trump shfuqizon vendimin historik: Mashtrim i madh
13/02 11:53
Top News – Aeroplanmbajtësja e dytë drejt Iranit / Mediat amerikane: Po fryn erë lufte në rajon
13/02 11:52
Top News – Mbledh kongresin e 9 të partisë / Kim Jong Un reklamon pushtetin dhe arritjet ushtarake
13/02 11:41
DIGITALB DIGITALB