Vendimi i Lulzim Bashës për t’u dorëhequr si kryetar i Partisë Demokratike, meriton respekt. Ka qenë ky reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë, duke shtuar se vënia e interesave të partisë dhe e vendit, përpara interesave personale tregon shenjë të udhëheqjes së vërtetë. “Vendimi i marrë nga Lulzim Basha sot për t’u dorëhequr si Kryetar i Partisë Demokratike meriton respekt. Vënia e interesave të partisë dhe të vendit mbi ato personale është shenjë e udhëheqësisë së vërtetë.”