Irani ka pranuar për herë të parë se po furnizon me dronë Rusinë duke përshkallëzuar më tej luftimet në Ukrainë. Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian thekson megjithatë se dronët i janë dhuruar Moskës para se të niste lufta e Rusisë në Ukrainë, në fund të muajit shkurt. Me këta dronë iranianë, Rusia ka bombaruar pwr disa javë qytetet ukrainase.