Aleksandër Vuçiç është përpjekur që ta shesë protestën e dhunshme të serbëve në veri të Kosovës si rastësore, legjitime dhe të drejtë për atë që e quan pushtim të veriut nga Albin Kurti. Por, protesta e serbëve nuk është as legjitime, as e drejtë dhe aq më pak rastësore. Të dielën, Aleksandër Vuçiç dha një intervistë për televizionin e tij të preferuar, Pink. Pikërisht në këtë intervistë zbuloi se pas protestës së serbëve në veri të Kosovës qëndron dora e tij, ashtu siç ishte edhe kur bojkotuan institucionet, apo kur bllokuan rrugët në veri.