Donald Veshaj dhe vëllai i tij binjak Romeo Veshaj festojnë ditëlindjen dhe në këtë ditë të veçantë Bora Zemani ka zgjedhur fjalët më të bukura për t’i uruar publikisht. Nga një video e publikuar nga moderatorja, zbulohet se ata e kanë pritur së bashku orën 00:00 dhe ia kanë uruar ditëlindjen njëri-tjetrit me puthje dhe përqafime! “Shumë urime për ju”, ka shkruar Bora Zemani tek video që ka hedhur në Instastory, duke e shoqëruar këtë urim me një emoji zemër.