Donald Trump përjashtoi publikisht dy emra që përfliteshin ditët e fundit se do të merrnin poste të larta në administratën e tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës postoi në platformën e tij “Truth Social” se as Nikki Haley dhe as Mike Pompeo nuk do të rikthehen në Shtëpinë e Bardhë.