Top News – Donald Trump në burg, në Atlanta / Do të dorëzohet për padinë e katërt penale ndaj tij
24/08/2023 14:24

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të dorëzohet në një burg në Atlanta gjatë ditës për t'u përballur me akuzat lidhur me përpjekjen e tij për ta përmbysur humbjen në zgjedhjet e vitit 2020. Kjo është padia e katërt penale me të cilën po përballet me Trump këtë vit. Njësoj si të pandehurit e tjerë në Atlanta, Trump do të duhet të paraqitet në burgun e Fultonit për të dhënë shenjat e gishtërinjve dhe për të bërë një fotografi. Kjo e fundit pritet të qarkullojë gjerësisht nëpër rrjete sociale, ndërsa Trump po bën fushatë për ta rifituar Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Ish-presidenti republikan përballet me 13 akuza penale, përfshirë shantazh dhe presion ndaj zyrtarëve shtetërorë për ta përmbysur rezultatin e zgjedhjeve që e nxorri atë humbës përballë presidentit demokrat, Joe Biden. Trump, 77 vjeç, ka mohuar akuzat dhe i ka kritikuar ato si të motivuara politikisht. Ai nuk do të deklarohet në këtë paraqitje të tij në burgun e Atlantës, por ka pranuar të paguajë garanci prej 200,000 dollarësh dhe ka pranuar kriteret e lirimit me kusht që do ta ndalonin atë të kërcënonte dëshmitarët ose 18 të bashkë-pandehurit e tij në këtë rast. Ende nuk dihet se kur do të arrijë Trump në burgun e Fultonit. Është gjithashtu e paqartë se sa mbështetës të Trump do të shfaqen para ndërtesës për ta mbështetur atë. Trump bëri thirrje për protesta mbarëkombëtare pas aktakuzës së tij të parë penale të ngritur në Nju Jork në mars, duke shkaktuar shqetësime se mund të ketë trazira të dhunshme si ato të 6 janarit të vitit 2021 në SHBA. Autoritetet nuk kanë raportuar asnjë incident të dhunshëm jashtë gjykatave në Manhatan, Majami dhe Uashington, ku Trump është paraqitur këtë vit.

Top News- Trump mbledh miliarda dollarë në Bordin e Paqes, merr zotimin e vendeve anëtare
17/02 23:00
Top News- SHBA kërkon përçarje në Evropë? BE e frikësuar pas fjalëve të ngrohta të Rubios për Orban
17/02 22:59
Top News- Rusia nxjerr marinën, gati për luftë me Evropën për të mbrojtur “flotën hije”
17/02 22:59
Top News- Franca në alarm të kuq, përmbytje të jashtëzakonshme nga stuhia
17/02 22:58
Top News- Nis boshatisja e kampit Al-Hol, strehonte mijëra xhihadistë. Mes tyre edhe shqiptarë
17/02 22:57
Top News – Anija ngrihet nga fundi i detit…I përket shekullit të 17, e zhytur nën ujë për 400 vite
17/02 17:13
Top News – Aeroplanmbajtëset e Trumpit në fund të detit / Irani mbyll ngushticën e Hormuzit
17/02 17:12
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët ushtarakë / Rusia, raketa pranë kufirit para bisedimeve
17/02 15:03
Top News – Skuadron F-16 mbron qiellin ukrainas / Pilotë amerikanë e holandezë me kontratë
17/02 14:39
Top Channel/ Nesër takimi i parë i Bordit të Paqes, Rama niset drejt Washington DC!
17/02 14:37
Top News – Ukraina rimerr territore nga Rusia / Ndihmohet nga SpaceX, forcon kunërsulmin
17/02 14:36
Top News – Përballë katastrofës demografike / Ukraina paguan që trupat të ngrijnë spermën e tyre
17/02 14:35
Top News – Vdes ‘luani’ i të drejtave civile / Jesse Jackson shuhet në moshën 84 vjeçare
17/02 14:30
Top News – Ethet e arit kaplojnë qytetin / Toka mbushet me gropa, njerëz ‘të armatosur’ me kazma
17/02 14:21
Top Channel/ Hillary Clinton, akuza administratës Trump:” Nxirrni dosjet e plota”!
17/02 12:15
Top News – Trump përfshihet vetë. Bisedimet me Iranin për programin bërthamor
17/02 12:10
Top News – Bisedime bërthamore me rrezik të lartë / Lufta te porta, SHBA dhe Irani ‘ulen’ në Gjenevë
17/02 12:09
Top Channel/Gjermania,“shuplakë”AfD-së? Përurohet xhamia e parë në bastionin e ekstremit të djathtë!
17/02 12:06
Top Channel/ Thaci, “gjyqi paralel” për pengim drejtësie: Ndërhynë te dëshmitarët e Prokurorisë!
17/02 12:06
Top Channel/ Trump, presion Iranit për bisedimet: “Do të përfshihem edhe unë”!
17/02 11:57
DIGITALB DIGITALB