Top News – Donald Trump mbyll USAID-in / Punonjësve iu tha të qëndronin në shtëpi
03/02/2025 15:47

Zyra kryesore e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar në Uashington u mbyll papritur të hënën dhe punonjësve iu dërgua një email pak pas mesnate ku u thuhej se nuk duhet të paraqiteshin në punë. “Selia qendrore e USAID-it do të jetë e mbyllur për personelin e Agjencisë të hënën. Personeli i agjencisë i caktuar normalisht për të punuar në seli do të punojë në distancë, me përjashtim të personelit me funksione thelbësore dhe të mirëmbajtjes ", thuhej në emailin e siguruar nga CNN. Kjo është shenja më e fundit ogurzezë për agjencinë ndërkombëtare të ndihmës, e cila e ka gjetur veten në epiqendrën e përpjekjeve të Presidentit Donald Trump dhe Elon Musk për të reformuar qeverinë federale. Trump ka thënë se agjencia, e krijuar nga Kongresi si një organ i pavarur, është haptazi mbështetëse e demokratëve. Në një postim në X, të hënën në mëngjes, Elon Musk tha se trump ishte dakord që agjencia duhet të mbyllet pas ditëve spekulime mbi të ardhmen e saj, pasi financimet e saj u ndalën dhe dhjetëra punonjës u lanë pushim. Musk tha se ai kontaktoi me Trump "disa herë" dhe Trump konfirmoi se dëshiron ta mbyllë agjencinë, e cila shpërndan miliarda dollarë ndihma humanitare dhe fonde zhvillimi çdo vit. Madje Musk shkoi edhe më tej duke e quajtur agjencinë një organizatë kriminale. Të dielën në mbrëmje, kur iu kërkua një koment për USAID-in, Trump u tha gazetarëve: “Ajo drejtohet nga një grup të çmendurish radikalë”. Gjatë fundjavës, dy zyrtarë të lartë të sigurisë në USAID u pezulluan nga puna pasi refuzuan të lejonin pjesëtarët e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë që të hynin në sistemet e agjencisë. Po ashtu rreth 60 zyrtarë të lartë të agjencisë u pezulluan javën e kaluar nën akuzat se kishin anashkaluar urdhrin zyrtar të Trump për ngrirjen e ndihmave të huaja për 90 ditë. USAID u themelua në vitin 1961 nga presidenti John F. Kennedy dhe është krahu humanitar i qeverisë amerikane. Ai shpërndan miliarda dollarë çdo vit në mbarë botën në një përpjekje për të zbutur varfërinë, për të trajtuar sëmundjet dhe për t'iu përgjigjur zisë së bukës dhe fatkeqësive natyrore. Ai gjithashtu promovon ndërtimin dhe zhvillimin e demokracisë duke mbështetur organizatat joqeveritare, mediat e pavarura etj

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21