Top News – Donald Trump dhe një alien në pranga / Presidenti amerikan ndan foton e gjeneruar nga IA
18/05/2026 14:15

Donald Trump duket se e ka zbuluar përfundimisht inteligjencën artificiale si qendrën e re krijuese për komunikimet e tij online. Imazhi i fundit i postuar në profilin e tij në Truth Social nuk bën përjashtim: një pamje me sa duket e gjeneruar nga IA e tregon Trump duke ecur përkrah një krijese gri, që të kujton alienët që shohim në filma. Krijesa shfaqet me krahët dhe këmbët e lidhura me zinxhirë, e rrethuar nga agjentë specialë dhe një oficer ushtarak amerikan. Në sfond janë male dhe struktura që të kujtojnë Zonën 51, vendin e famshëm ushtarak në Nevada që për dekada ka qenë në qendër të teorive të konspiracionit në lidhje me UFO-t dhe studimet sekrete mbi alienët. Imazhi qarkulloi shpejt në internet, duke shkaktuar ironi dhe diskutime. Publikimet vijnë në një kohë veçanërisht të ndjeshme në Shtetet e Bashkuara. Më 8 maj, autoritetet amerikane filluan të bënin publike dosjet mbi objektet fluturuese të paidentifikuara të premtuara nga Trump. Deri më tani janë publikuar dhjetëra materiale, duke përfshirë fotografi, video dhe dëshmi të mbledhura gjatë viteve nga personeli ushtarak dhe zyrtarët qeveritarë. Pentagoni ka njoftuar tashmë se dokumentet do të vazhdojnë të publikohen, me përditësime të planifikuara çdo javë. Në të njëjtën kohë, Departamenti i Mbrojtjes ka kërkuar një rritje të konsiderueshme të fondeve për Forcën Hapësinore për vitin fiskal 2027. Kërkesa synon forcimin e kapacitetit operacional të Amerikës në hapësirë, e cila tani konsiderohet një fushë strategjike kyçe për sigurinë kombëtare. Ndër projektet në zhvillim e sipër është sistemi i mbrojtjes nga raketat "Kupola e Artë", i cili pritet të integrojë sistemet e ardhshme të armëve hapësinore.

Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34
Top Channel/ Digjet “Foleja e Shqiponjës”. Zjarri masiv shkatërron ish-rezidencën e Hitlerit në Alpe
24/10 23:31
Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48