Qeveria ka miratuar projektligjin përmes të cilit lehtëson kredimarrjen për fermerët. Sipas projektit, që ka kaluar në Këshillin e Ministrave gjatë mbledhjes së të enjtes, fermerët që nuk kanë të ardhura për të mbuluar kostot e kredisë mund të vendosin si kolateral prodhimin e pritshëm nga investimi i kryer përmes huammarrjes.