Emiratet e Bashkuara Arabe janë ndër vendet më të prekura nga lufta në Lindjen e Mesme, të ndëshkuara nga pezullimi i fluturimeve, turizmit dhe tregtisë së naftës e gazit. Megjithatë, çmimet e fruta-perimeve në vendin e ngritur mbi shkretëtirë është dhe me pothuajse 0 për qind bujqësi janë më të ulëta se në Shqipëri. Top News vëzhgoi këto ditë çmimet në tregjet e fruta-perimeve në Tiranë dhe të dhënat e përfituara tregojnë një shtrenjtim nga 20 deri në 70 për qind të çmimeve në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.