Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg ish-presidentin Ilir Meta, duke rrëzuar kështu kërkesën e tij për zbutjen e masës së sigurisë. Vendimi u mor nga gjyqtari Erion Bani, i cili shqyrtoi kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë. Ndërkohë, një ditë më parë, Metës iu pranua kërkesa nga Gjykata e Apelit për të lënë kafazin e qelqtë dhe të qëndrojë pranë avokatit të tij gjatë seancës. Prej muajsh, ish-presidenti kishte kërkuar që të mos qëndronte më në kafazin e të pandehurve, por të ndiqte procesin në krah të avokatit.