Në një kohë që ritmi i jetës është tejet i shpejtë, ku çdo minutë duhet të jetë produktive dhe asgjë asnjëherë s’është mjaftueshëm, një filozofi e vjetër italiane po rikthehet në vëmendje si antidot ndaj stresit dhe ngarkesës të përditshmërisë. “Dolce far niente”, që do të thotë “ëmbëlsia e të mosbërit asgjë”, po bëhet gjithnjë e më popullore në rrjetet sociale. ‘Receta’ e kësaj teorie është tejet e thjështë, nxit njerëzit të ndalojnë, të marrin frymë dhe thjesht të shijojnë momentin.