Në një dokument të brendshëm të Bashkimit Evropian të parë nga Zëri i Amerikës, thuhet se njerëzit në vendet e Ballkanit Perëndimor po përjetojnë një ndjenjë zhgënjimi të thellë lidhur me procesin e zgjerimit të BE-së. Raporti identifikon si faktorë kryesorë për këtë zhgënjim mungesën e hapave vendimtare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pas vendimit të Këshillit Evropian të marsit 2020 për të hapur negociatat e pranimit; ritmin e ngadaltë në Serbi dhe Mal të Zi për të ecur në rrugën e BE-së, pasigurinë në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë e të tjera.