Një shtetas ka rënë në prangat e policisë të Vlorës pasi është identifikuar si autori i zjarrvënies së një sipërfaqeje toke me ullinj dhe bimësi të ndryshme, në fshatin Radhimë. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi me iniciale S.S, ditën e djeshme, ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me 300 pemë ulliri dhe 6 hektarë me shkurre dhe bimësi të ndryshme, në fshatin Radhimë. Ky person rezulton më precedent penal në fushën e narkotikëve.