Policia e Durrësit k arrestuar një shtetas, pasi dyshohet se është autori i djegies së një automjeti dy javë më parë në këtë qytet. Djegia e automjetit u regjistrua më datë 12 shkurt, në lagjen numër 10 në qytetin e Durrësit, ku në rrethana të panjohura shtetasi me iniciale E.B dogji mjetin e shtetasit me iniciale G. Gj. Pas hetimeve dhe konrolleve të ushtruara nga policia, në banesën e këtij shtetas është gjetur dhe një sasi lënde narkotike e llojit kanabis. Sasia e drogës u sekuestrua nga policia në cilësinë e provës materiale. Rasti i ka kaluar në ngarkim prokurorisë së Durrësit, ndërsa 32-vjeçari po hetohet për veprat penale shkatërrimi i pronës me zjarr dhe prodhimi dhe shitja e narkotikëve.