Ky është momenti kur 39-vjeçari, I identifikuar si Erges Shegani, është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa djeg qëllimishti një automjet tip ‘Audi’ me vlerë rreth 100 000 euro, në pronësi të një 44-vjeçari. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në në orët e para të mëngjesit të 9 dhjetorit (2025), në rrugën “Memo Meto”, për motive të dobëta. Operacioni ‘Price’ është finalizuar brenda disa orëve me arrestimin e Erges Sheganit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4.