Policia e Durrësit ka zbardhur rastin e një zjarrvënie të qëllimshme, duke vënë në pranga një 27-vjeçar. Autori i dyshuar është Erjon Xhelo, i cili është arrestuar menjëherë pas marrjes së denoncimit nga pronarja e makinës, e cila ka njoftuar se gjatë mesnatës i kishin vënë zjarrin automjetit që e kishte parkuar përpara shtëpisë së saj.