Blutë e Shkodrës kanë bërë të mundur arrestimin e një 44-vjeçari i cili ishte i shpallur në kërkim. Anton Lulashi është arrestuar gjatë një aksioni nga policia në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale FAST. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Limburgut në Holandë me 2 vite burg. Lulashi është dënuar nga gjykata holandeze për 3 vepra penale “zjarrvënie e qëllimshme”, “sulm” dhe “shkatërrim prone”. Ngjarja ka ndodhur kohë më parë, teksa personi në fjalë është kthyer në Shqipëri. Ai ka tentuar t’i shpëtojë dënimit duke u strehuar në Shkodër.