Kqyrja e kamerave të sigurisë dhe analizimi i provave të tjera materiale bëri që policia e Shkodrës në bashkëpunim me organin e akuzës të zbardhin ngjarjen e shënuar më 23 dhjetor të vitit 2022. Në lagjen “Ndoc Mazi”, në të njëjtën kohë u dogjën 3 automjete të ndryshme, ndërkohë që këtë të shtunë policia bëri të mundur kapjen e autorit.