Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro paralajmëroi rikualifikim të peizazhit në pikat kufitare me vendet fqinje, si hap drejt unifikimit estetik të tyre për prezantimin e pare që turistët kanë me Shqipërinë. Deklarat u bë gjatë vijimit të turit të inspektimeve nëpër pika kufitare, ku këtë here ndaloi në Kakavijë ku sapo është ndërtuar terminali i ri i pasagjerëve me ambiente të përmirësuara të pritjes dhe shërbimit të vizitorëve.