“Serbia pa asnjë presion, mori përsipër mbrojtjen e popullit serb. Kjo na jep forcë”, ka qenë kjo deklarata e presidentit të Bosnje-Hercegovinës nga entiteti i Republikës Srpska Milorad Dodik, teksa mbahej ceremonia e hapjes së një qendre Shëndetësore. Mbërritjen e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç në Bosnje-Hercegovinë, Dodik e ka cilësuar si ditë historike.