Parlamenti gjerman miratoi një rezolutë për Bosnjë e Hercegovinën (BeH), duke akuzuar kreun serb të Bosnjës se Milorad Dodikut se shkatërron Bosnjë e Hercegovinën, si shtet. Sipas Gjermanisë, veprimet e politikanëve nacionalistë”, të Dodikut, i cili është anëtar i presidencës shtetërore janë “kërcënim për paqen në Ballkan dhe Evropën Juglindore”. Këmbënat e alarmit po bien në Berlin për situatën e krijuar në Bosnje-Hercegovinë dhe përhapjen e konfliktit në rajon."Qeveria Federale ndan shqetësimin e madh të Përfaqësuesit të Lartë në Christian Schmidt për situatën e brendshme politike në Bosnjë-Hercegovinë dhe sidomos për një sërë deklaratash të presidentit serb, Milorad Dodik.