Top News – Do zhdukë hipopotamët e Eskobarit / Kolumbia merr vendimin: Janë shtuar shumë
14/04/2026 14:12

Zyrtarët kolumbianë janë gati të vrasin rreth 80 hipopotamë të egër nga një koloni e krijuar fillimisht nga Pablo Escobar. Bosi famëkeq i drogës solli katër hipopotamë në Kolumbi në vitet 1980 për kopshtin e tij privat zoologjik në luginën e lumit Magdalena. Që atëherë ato janë shumuar dhe enden lirisht në të gjithë vendin. Një studim i publikuar nga Universiteti Kombëtar i Kolumbisë vlerësoi se rreth 170 hipopotamë enden në vend. Autoritetet mjedisore thonë se ata përbëjnë një kërcënim për fshatarët që i kanë hasur në ferma dhe lumenj. Disa kanë arritur 100 km në veri të ish-kopshtit zoologjik të Escobarit. Importet e tij e kanë bërë Kolumbinë vendin e vetëm jashtë Afrikës me një popullsi të egër hipopotamësh. "Nëse nuk e bëjmë këtë, nuk do të jemi në gjendje ta kontrollojmë popullsinë," thanë zyrtarët kolumbianë. "Duhet ta ndërmarrim këtë veprim për të ruajtur ekosistemet tona." Kafshët po konkurrojnë gjithashtu për ushqim dhe hapësirë me speciet lokale. Hipopotamët e kolumbisë janë bërë të famshëm gjatë viteve, ndërsa zyrtarët kanë kohë që mendojnë mënyra të ndryshme për t'u marrë me ta. Në vitin 2022, ata u shpallën zyrtarisht një specie invazive. Vitin pasardhës, autoritetet filluan të përpiqeshin t'i sterilizonin. Por nisma kishte një fushëveprim të kufizuar për shkak të kostos së lartë të kapjes së kafshëve të rrezikshme dhe kryerjes së operacionit mbi to. Por ata janë bërë gjithashtu një atraksion turistik me banorët pranë vendit të ish-kopshtit zoologjik të Escobarit që ofrojnë ture për të parë hipopotamët dhe shesin suvenire me temë hipopotamët. Hacienda Nápoles, ferma e Escobarit që mbante kopshtin zoologjik privat, u konfiskua më herët nga qeveria e Kolumbisë dhe tani funksionon si një park tematik. I njohur edhe si "Mbreti i Kokainës", Pablo Eskobar ishte një nga kriminelët më të pasur në histori. Ai u vra në qytetin e tij të lindjes, Medellin, nga policia më 2 dhjetor 1993, një ditë pas ditëlindjes së tij të 44-të. Forbes e rendiste atë si njeriun e shtatë më të pasur në botë në vitin 1989 me një pasuri neto prej 9 miliardë dollarësh.

Top News – Erdogan ‘do ndalë’ luftën Rusi-Ukrainë / Do flasë me Putinin pas takimit me Zelenskin
05/11 13:51
Top News- Refuzoi të vendoste ananas në picë! Pushohet nga puna kuzhinieri italian: Është një fyerje
05/11 13:43
Top News – Koreja e Veriut ‘i kthehet’ BE-së / ‘Shihni punën tuaj! I keni sheshet plot protestues’
05/11 13:20
Top News – Panik në qiejt mbi Evropë / Avionët ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë
05/11 13:16
Top News – ‘Topa zjarri’ mbushin qiellin / Shiu i meteorëve në kulmin e tij, ofron spektakël
05/11 13:15
Top Channel/Humbja në zgjedhjet e mesmandatit, iranianët djegin posterin e Trump: “Vdekje Amerikës”!
05/11 12:45
Top Channel/ Google kufizon AI në shkolla. Inteligjenca artificiale çaktivizohet për nxënësit
05/11 12:17
Top Channel/ Macron “zbutet” me Kosovën: Presidenca e re, shpresë për rrugën drejt BE-së!
05/11 12:05
Top Channel/ Izrael, presidenti konsultime për krijimin e qeverisë: Zgjidhje pa zgjedhje të reja!
05/11 12:04
Top Channel/ Hungaria hap dosjet e spiunëve 36 vjet pas diktaturës:”Nuk është kurrë vonë”!
05/11 11:59
Top Channel/ Mesmandati, kaos në Shtëpinë e Bardhë! JD Vance: “U mundëm prej luftës së Iranit”!
05/11 11:58
Top News – ‘Nxehet’ gara për 2028-ën në SHBA / Pas tronditjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
05/11 11:48
Top News – Franca përballë trazirave të reja / Macron përpiqet të ndalë përsëritjen e dhunës
05/11 11:47
Top News – Panik në avionin drejt Romës / Ulet në bazën ushtarake franceze, alarm për bombë
05/11 11:46
Top News – Demokratët ‘i vënë frena’ Trumpit / Dy vite bllokuese në Uashington, presidenti sfidues
05/11 11:46
Top News – Rusia, ‘luftë’ në hapësirë / ‘Provon’ sulm ndaj një sateliti perëndimor
05/11 11:42
Top News – ‘Kali i Trojës’ brenda Binance. Si e mashtruan koreano-veriorët kompaninë e kriptove
05/11 11:12
Top News – ‘Ju shkatërroj po më hetuat’. Trump kërcënon demokratët pas humbjes në zgjedhje
05/11 10:27
Top Channel/ Homoseksualë, myslimanë dhe indigjenë në majat e politikës amerikane
04/11 23:25
Top Channel/ “Kam arritur limitin e vuajtjes”, letra e Brigitte Bardot që tronditi bashkëshortin
04/11 23:21