Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka deklaruar në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë se projektligji për minimumin jetik është shumë i vonuar. Sipas saj ky ligj është i domosdoshëm, pasi referuar të dhënave të Eurostat, në vendin tonë 50% e familjeve janë të varfra. Vokshi tha se nga ky minimum përfitojnë qindra e mijëra qytetarë në ndihmë ekonomike, në papunësi dhe në pension.