Top News/ Do t’i përdorte për të vrarë veten…Pistoletat e Napoleonit shiten për 1.7 milionë euro
08/07/2024 13:52

Dy pistoleta që Napoleon Bonaparti synonte dikur t'i përdorte për të vrarë veten, u shitën në Francë të dielën për 1.69 milion €, me qeverinë që ndaloi eksportin e tyre në mënyrë që ato të qëndrojnë në vend si thesare kombëtare. Identiteti i blerësit në ankandin në Fontanblu në jug të Parisit, të objekteve të zbukuruara në detaje, nuk u bë publik, por çmimi përfundimtar i shitjes, shkoi përmbi vlerësimet prej 1.2-1.5 milionë eurove që mendoheshin paraprakisht. Armët e dekoruara, të zbukuruara me ar dhe argjend, mbajnë imazhin e gdhendur të Napoleonit, në pompozitet të plotë perandorak. Thuhet se ato thuajse janë përdorur për t'i dhënë fund jetës së sundimtarit francez në vitin 1814, kur ai u detyrua të hiqte dorë nga pushteti pasi forcat e huaja mundën ushtrinë e tij dhe pushtuan Parisin. “Pas humbjes së fushatës franceze, ai ishte plotësisht i dëshpëruar dhe donte të bënte vetëvrasje me këto armë, por ndihmësit e tij ia hoqën barutin”, tha eksperti i shtëpisë së ankandeve Jean-Pierre Osenat. Napoleoni në vend të kësaj piu helm, por volli dhe mbijetoi, ndërsa më vonë ia dha pistoletat ndihmësit, për ta falënderuar për besnikërinë e treguar. Pas abdikimit të tij, Napoleoni u dërgua në mërgim në ishullin e Elbës, në brigjet e Italisë. Më pas, ai u kthye në mënyrë dramatike në francë, vetëm për t'i dhënë goditjen e fundit lavdisë së tij si gjeneral i madh, kur u mund nga britanikët në Betejën e Vaterlosë, në 1815, dhe më pas vdiq në azil në ishullin e Shën Helenës, gjashtë vite më vonë. Objektet që i përkisnin napoleonit, janë jashtëzakonisht të kërkuara nga koleksionistët. Një nga kapelat e famshme të tij, u shit për 1.9 milionë euro në nëntor.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16