Të tjera detaje janë zbuluar nga dëshmitë dhe komunikimet e Xhuana Nikollajt, e cila i dha fund jetës ndërsa nën akuzë është vendosur ish-bashkëshorti i saj, Eraldo Fizi që dyshohet se ushtront dhunë ndaj saj. Në dosjen hetimore janë pasqyruar bisedat që viktima kishte bërë me motrën e saj por dhe mikeshën që ndante banesën me qera pak ditë para ngjarjes.