Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se lufta me Iranin nuk pritet të përfundojë para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, që do të mbahen më 3 nëntor. Deklaratat vijnë në një moment kur çmimi i naftës ka arritur rreth 100 dollarë për fuçi, duke rritur shqetësimet për koston e karburanteve, transportit dhe produkteve të tjera në SHBA. Trump argumentoi se lufta ishte e nevojshme për të penguar Iranin të zhvillojë armë bërthamore. Teherani, megjithatë, ka mohuar vazhdimisht se po kërkon të prodhojë armë bërthamore. Presidenti amerikan pretendoi gjithashtu se Irani po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet amerikane, por nuk paraqiti prova për këtë akuzë. Ndërkohë, presioni ndaj Trump për t’i dhënë fund konfliktit po rritet edhe brenda Partisë Republikane. Rritja e çmimeve të karburanteve dhe ndikimi në ekonomi kanë nisur të ndikojnë në mbështetjen për presidentin.