Mjafton një pajisje çfarëdo elektronike në xhep dhe askush në Liban, Gaza apo zona të tjera në Lindjen e Mesme nuk është i sigurt nga lokalizimi dhe ekzekutimi me dronë e raketa nga ushtria izraelite. Rasti i Ajatollahut Ali Khamenei në Teheran është më i bujshmi, por para tij Izraeli ka ndërmarrë me dhjetëra sulme të përqëndruara sidomos ndaj udhëheqësve të Hezbollahut në Liban. Los Angeles Times sjell rastin e Ahmad Turmus, ekzekutuar disa muaj më parë me një goditje precize me raketë. Familjarët e tij rrëfejnë për median amerikane se ai ishte shkëputuar prej kohësh nga aktivitetet mbështetëse të Hezbollahut, por Izraeli pretendon të kundërtën.