Top News – Do të përmbysë kufijtë në Ballkan! SHBA kërcënon Dodik: Nuk do rrimë duarkryq!
01/11/2023 14:04

Ambasadori amerikan në Sarajevë, Michael Murphy, paralajëmroi se “Shtetet e Bashkuara nuk do të rrinë duarkryq ndërsa presidenti i Republikës Serbe Milorad Dodik dhe sejmenët e tij politikë përpiqen të copëtojnë strukturën e Bosnjës dhe Hercegovinës, të destabilizojnë vendin dhe rajonin dhe të pengojnë përparimin e Bosnjës drejt Bashkimit Evropian”. Reagimi i ambasadori Murphy pasoi deklaratat e Milorad Dodikut dhënë medias ruse Sputnik, për krijimin e “një shteti të përbërë nga Serbia, Republika Serbe e Bosnjës dhe Kosova, dhe nëse ka një vendim të tillë demokratik, edhe nga Mali i Zi”. Dodik akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe për qëndrim antiserb. Në një reagim më të gjatë, ambasadori Murphy shkroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të palëkundura në angazhimin e tyre ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, tërësisë së saj tokësore, sovranitetit dhe karakterit shumetnik të saj. “Deklaratat e fundit të pamatura të Dodik për përmbysjen e kufijve kombëtarë në Ballkanin Perëndimor për të krijuar një shtet të bashkuar serb, janë jo vetëm destabilizuese për Bosnjën dhe Hercegovinën, por gjithashtu kërcënojnë sigurinë dhe qëndrueshmërinë e rajonit. Ky përshkallëzim i fundit është në vazhdën e një fushate të vazhdueshme të retorikës dhe veprimeve destabilizuese që synojnë të dëmtojnë Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe shtetin e Bosnjës”, thuhet në reagimin e ambasadorit Murphy, ku numërohen veprimet e udhëheqësit pro rus Milorad Dodik për bllokimin e qeverisjes në Bosnjë, kërcënimin e paqes dhe shantazhimin e udhëheqësve të tjerë politik si edhe të përfaqësuesve ndërkombëtarë. Ambasadori Murphy shkroi mes tjerash se në Republikën Serbe Milorad Dodik po punon për t'u mohuar banorëve të drejtat dhe liritë e tyre themelore, si lirinë e shtypit, të fjalës dhe të tubimit, për të mbrojtur veten nga kritikat dhe përgjegjësia. Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar dhjetëra persona në Bosnjë përfshirë presidentin e Republikës Serbe, Milorad Dodik dhe anëtarët e familjes së tij “për veprimtari korruptive” dhe “kërcënim të vazhdueshëm ndaj qëndrueshmërisë dhe tërësisë tokësore të Bosnjës dhe Hercegovinës”.

Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15
Top News – Debati për gjuhën shqipe në RMV. Ministri Hoxha telefonatë me homologun maqedonas
16/03 11:13
Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
Top News-‘5 vendet e BE të njohin Kosovën’/ PE: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
12/03 14:37
Top News- Fluturimet misterioze mes Tel Avivit e Beogradit/ Dyshime për transport armësh në Izrael
11/03 14:48
Top News- Serbë për të trazuar Europën/ Gjykatat serbe: U paguan nga shërbimi i inteligjencës ruse
10/03 10:17
Top News- Rikthimi i shërbimit ushtarak/ Nis rekrutimi i ushtarëve në Kroaci, dy muaj uniformë
09/03 11:07
Top News – Serbia përgatitet për luftë. Vuçiç, 6 mld euro për ushtrinë-Do blejmë gjithçka
07/03 18:00
Top News- ‘Shqipja, gjuhë dytësore’ / Ministrja e Arsimit rikthen retorikën antishqiptare në Shkup
27/02 11:56
Top News – Vritet i mituri shqiptar në Greqi. Sherr me thika mes adoleshentëve, arrestohet greku
27/02 11:33
Top News- ‘Sfidoj edhe SHBA për Kosovën’/ Vuçiç-Asnjë pakt sekret për të njohur Pavarësinë
27/02 11:26
Top News- Skandali i spiunazhit që tronditi Greqinë, si u përgjuan ministrat e ushtarakët
26/02 22:49
Top News- Skandal! Ministrja maqedonase presion shqiptarëve: Mos flisni shqip
26/02 22:47
Top News – Greqia reformon ushtrinë. Shërbimi i detyrueshëm zgjatet nga 9 në 12 muaj
25/02 17:45
Top News- Dialogu Kosovë- Serbi/ Presidenti serb kërkon angazhim më aktiv të BE
25/02 15:30
Top News – Greqia ndryshon shërbimin ushtarak. 10 javë trajnim bazë të detyrueshëm
24/02 23:08
Top News – Artan Grubi në arrest shtëpie / 24 orë nën mbikqyrje nga Ministria e Brendshme
24/02 11:46
DIGITALB DIGITALB