Top News – ‘Do të luftoj deri në fund!’ Presidenti i Koresë së Jugut mbron ligjin e luftës
12/12/2024 12:10

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, e ka mbrojtur vendimin e tij për të shpallur gjendje lufte javën e kaluar, duke thënë se e ka marrë këtë vendim për të mbrojtur demokracinë e vendit. Në një adresim të befasishëm televiziv të enjten, ai ka thënë se veprimi i tij përbën vendim ligjor për të “parandaluar kolapsimin” e demokracisë, dhe për të luftuar “diktaturën parlamentare” të opozitës. Yoon ka dhënë sinjale se nuk do të japë dorëheqje para votimit të dytë për shkarkimin e tij, që do të mbahet të shtunën. “Jam i vendosur edhe nëse merret vendimi për shkarkim apo hetime. Do të luftoj deri në fund”, ka thënë ai. Presidenti dhe aleatët e tij janë duke u përballur me hetime për kryengritje, dhe disa prej tyre janë ndaluar që të largohen prej Koresë së Jugut. Mirëpo, Yoon e ka mohuar se shpallja e gjendjes së luftës ka qenë akt rebelimi, duke pretenduar se rivalët e tij politikë janë duke krijuar tani arsyetime të rreme për ta rrëzuar nga pushteti. Një tentim i ligjvënësve të opozitës për ta shkarkuar atë, ka dështuar, pasi anëtarët e partisë së presidentit e kanë bojkotuar procesin. Yoon i ka akuzuar edhe simpatizantët e Koresë së Veriut se po tentojnë të minojnë Qeverinë e tij, kur e ka shpallur gjendjen e luftës më 3 dhjetor. Vendimi ka rezultuar me trazira politike dhe ai është detyruar të tërheqë vendimin vetëm disa orë pasi është bllokuar nga ligjvënësit.

Top News – ‘Kali i Trojës’ brenda Binance. Si e mashtruan koreano-veriorët kompaninë e kriptove
05/11 11:12
Top News – ‘Ju shkatërroj po më hetuat’. Trump kërcënon demokratët pas humbjes në zgjedhje
05/11 10:27
Top Channel/ Homoseksualë, myslimanë dhe indigjenë në majat e politikës amerikane
04/11 23:25
Top Channel/ “Kam arritur limitin e vuajtjes”, letra e Brigitte Bardot që tronditi bashkëshortin
04/11 23:21
Top Channel/ Humbje me pasoja globale, trump: I shkatërroj po më shkarkuan
04/11 23:14
Top Channel/ Zgjedhjet përtej Tokës! Si arritën 3 astronautë të votonin nga hapësira?
04/11 23:06
Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44
Top News – Rusia, kaos në aeroportet e evropiane / Putin ndez luftën, kërcënime të rreme për bomba
04/11 14:38
Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55
Top News – Irani: Amerikanët i thanë ‘jo’ luftës / Teherani reagon pas fitores së demokratëve
04/11 13:34
Top News – Zelensky nderon Melania Trump / I jep çmimin e rëndësishëm, ‘ndihmoi fëmijët ukrainas’
04/11 13:31
Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47