Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministrin për Rindërtim, Arben Ahmetaj inspektuan punimet në lagjen e re “5 Maji”, ku po ndërtohen pallatet për strehimin e të gjithëa familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Kryebashkiaku Veliaj shprehu kënaqësinë se punët në zonën e quajtur Bregu i Lumit, po ecin me shpejtësi, falë punës me tre turne.