Top News/ Do të bëhet pjesë e Rusisë…! Rajoni separatist i Gjeorgjisë ka nisur diskutimet
17/03/2024 15:25

Osetia e Jugut, një rajon separatist i Gjeorgjisë që e quan veten shtet të pavarur, po diskuton me zyrtarët e Moskës që të bëhet pjesë e rusisë, citoi agjencia ruse e lajmeve RIA të dielën kreun e parlamentit të Osetisë së Jugut. Rusia njohu Osetinë e Jugut dhe një rajon tjetër separatist, Abkhazinë, si shtete të pavarura në vitin 2008 pasi trupat ruse zmbrapsën një përpjekje gjeorgjiane për t’i rimarrë këto territore në një luftë pesë-ditore në 2008. Venezuela, Nikaragua, Nauru dhe Siria po ashtu i kanë njohur rajonet si të pavarura. Por Perëndimi ka akuzuar Rusinë për aneksimin efektiv të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut, që përbëjnë edhe një të pestën e territorit të Gjeorgjisë, ndërkohë që Tbilisi dëshiron që të dy rajonet ti kthehen atij. "Ne po diskutojmë të gjitha këto çështje në koordinim të ngushtë me Rusinë, duke marrë parasysh marrëdhëniet dhe traktatet tona dypalëshe," citoi RIA Alan Alborov, kryetarin e parlamentit të Osetisë së Jugut që u pyet në lidhje me mundësinë e mbajtjes së një referendumi për t’u bërë pjesë e Rusisë. "Kur të arrijmë pajtim për këtë ide së bashku me Federatën Ruse, ne do ta bëjmë atë," thotë Alborov. Udhëheqësi i Osetisë së Jugut, që ka mbështetjen e Rusisë, Alan Gagloev, vitin e kaluar shprehu shpresën se rajoni mund të bëhet zyrtarisht pjesë e rusisë, shkruan RIA. Osetia e Jugut u shkëput nga sundimi gjeorgjian pas një lufte në vitet 1991-92, ku disa mijëra njerëz humbën jetën ndërkohë që mban lidhje të ngushta me rajonin fqinj rus të Osetisë së Veriut. Shumica e banorëve në Osetinë e Jugut janë etnikisht të ndryshëm nga gjeorgjianët dhe flasin gjuhën e tyre. Pothuajse e gjithë popullata ka pasaporta ruse. Ata përdorin rublën ruse si monedhën e tyre dhe ekonomia është e varur nga Rusia.

Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30