Ishte një fjalim i gjatë nga Keir Starmer në kopshtin e trëndafilave të Doëning Street, por mes gjithë atij fjalimi dhe pyetje-përgjigjeve edhe për bandën muzikore Oasis, një moment ra në sy. "Ka një buxhet që vjen në tetor dhe ai buxhet do të jetë i dhimbshëm", paralajmëroi kryeministri britanik. Është e rrallë që një kryeministër të flasë kaq hapur për shqetësimet mbi të ardhurat dhe gropën fiskale, për të cilën fajësoi qeverinë paraardhëse konservatore.