Top News/ Do ta shkruajë vetë statutin e Asociacionit!Kurti:Marrëveshja për normalizim, vitin tjetër
22/12/2023 14:36

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim në Facebook lidhur me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në vitin 2024, tha se për Qeverinë e tij prioritet mbetet siguria e Kosovës, integriteti territorial dhe përmirësimi i kushteve të jetesës së të gjithë qytetarëve pa dallim. Ne lidhje me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, Kurti tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka refuzuar nënshkrimin e marrëveshjes dhe se deklarata e fundit e ndërmjetësit në dialog, Miroslav Lajçak, nënkupton se çështja e draft-statutit është “vetëm çështje e brendshme e Kosovës”. “…Në vitin e ardhshëm, unë mund ta shkruaj një draft modern evropian në konsultim me ministrat e mi Nenad Rashiq (Komunitete dhe Kthim) dhe Elbert Krasniqi (Administrimi i Pushtetit Lokal)”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook. Ai ka thënë se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “mund të nënshkruhet në Samitin e Këshillit Evropian”, i cili do të mbahet më 21 dhe 22 mars 2024”. Kosova dhe Serbia e pranuan marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në fund të shkurtit dhe një dokument aneks për zbatimin e saj u dakordua në Ohër në mes të marsit. Megjithatë, Kosova insistoi në firmosjen e këtyre dokumenteve, të cilat Serbia i refuzoi. Më 14 dhjetor, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, dorëzoi një letër në selinë e Bashkimit Evropian, ku shprehen rezerva për detyrimet që dalin nga marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, përfshirë aneksin zbatues. Zyrtarët e lartë të Serbisë në disa raste kanë thënë se nuk do ta pranojnë asnjëherë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Top Channel/ Zgjedhjet në Serbi/ Studentët kundër Vuçiç, 6.4 milionë qytetarë drejt kutive
25/10 11:44
Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08