“Të gjithë ata, të cilët hymnizojnë dhunën, të gjithë ata, të cilët i bëjnë jehonë dhunës, të gjithë ata, të cilët ushtrojnë dhunën, duhet të kuptojnë se aq sa ishte intensiv dhe i përqendruar dhe i zgjatur terrori urban, terrori mbi popullsinë e Shqipërisë, terrori mbi bizneset dhe mbi familjet e zakonshme, aq do të jetë e zgjatur dhe këmbëngulëse, ajo që vjen nga ana e shtetit. Kush mendon se gjunjëzon shtetin, bën kalkulimin më të gabuar dhe kush mendon se duke u fshehur nën maskën e studentit apo duke shfrytëzuar simpatinë natyrale të shoqërisë për figurën e studentëve mund të sjellë këtu terrorin urban të ANTIFA-s, mund të bëjë këtu punën e atyre që e duan Shqipërinë të përçarë nga ana fetare, e duan Shqipërinë të ndarë nga historia e saj e lavdishme e tolerancës, e harmonisë dhe e mirëkuptimit, duhet ta ketë të qartë që, jo vetëm nuk do t'ia dalë, por do të paguajë, do të paguajë në një sërë formash që nga ajo penalja për ushtruesit e drejtpërdrejtë të dhunës tek ajo financiarja për hymnizuesit dhe për propaganduesit e saj”, paralajmëroi Kryeministri Edi Rama.