Policia e Tiranës ka nisur hetimet pas procedimit penal ndaj një 56-vjeçareje me inicialet A.SH, e cila ka mashtruar një vajzë duke i zhvatur një shumë të madhe parash. Sipas policisë, fallxhorja i ka premtuar dhe e ka bërë të besojë të renë se do ndikonte në ndryshimin e fatit të saj përmes fallit. Mësohet se për një hark kohor dy muaj, i ka marrë 11 mijë e 700 euro 35-vjecares së mashtruar. Sipas njoftimit zyrtr te policise, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2., kryen procedimin në gjendje të lirë 56 vjeçares, pasi konkretisht gjatë periudhës tetor-nëntor të vitit 2020, nëpërmjet mashtrimit në rolin e fallxhores, i ka përvetësuar shumën 11 mijë e 700 euro, shtetases Z. H., 35 vjeçe.