Britania e madhe, shba dhe zyrtarët e NATO-s konfirmuan se ata besojnë se do ta gjejnë shpejt avionin ushtarak me teknologji supersekrete të rrëzuar nga luftanija HMS Queen Elizabeth, para se Rusia ta shtijë atë në dorë. Aeroplanmbajtësja e humbi avionin F-35B të mërkurën e shkuar. Piloti mundi të katapultohej dhe të shpëtonte. Nato ishte e shqetësuar se nëse rusia do të tentonte të arrinte avionin e rrëzuar e para, do të mund të siguronte kështu teknologjinë sekrete të avancuar të tij.