Top News/ Do sulmojë Odesën nga Moldavia / Putin ‘anekson’ Transnistrinë, separatistët duan mbrojtje
29/02/2024 11:30

Separatistët pro-rusë në rajonin e Transnistrisë kanë kërkuar nga Rusia "mbrojtje" prej Republikës së Moldavisë. Përmes një rezolute ata i bënë thirrje Moskës që "të marrë masa për të mbrojtur Transnistrinë përballë presionit në rritje nga Moldavia". Qeveria e Kishinaut ka nisur një "luftë ekonomike" kundër Transnistrisë dhe po bllokon importet jetike, thuhet në rezolutën, e miratuar në një kongres të posaçëm në Tiraspol. Menjëherë pas saj udhëheqja ruse deklaroi se "mbrojtja" e banorëve të Transnistria ka "prioritet". Deklarata e separatistëve të kujton një kërkesë të ngjashme të bërë nga separatistët pro-rusë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022. Moska përfitoi në atë kohë nga ajo kërkesë për të pushtuar lindjen e Ukrainës. Vendimi i fundit në Transnistri vjen një ditë përpara një fjalimi për gjendjen e kombit që do të mbajë këtë të enjte (29.02.) presidenti rus Vladimir Putin. Në sfondin e pushtimit rus të Ukrainës, vëzhguesit mendojnë se Rusia mund të sulmojë nga Transnistria me forca të shtuara ushtarake qytetin e afërt dhe portin jugperëndimor të Ukrainës, Odesën. Edhe në Moldavi po shtohet së fundi frika nga një agresion rus në territorin e saj. Transnistria është një rrip i ngushtë toke që, sipas së Drejtës Ndërkombëtare Civile, i përket Moldavisë - vend kandidat për në BE. Ajo ndodhet në lindje të Moldavisë dhe kufizohet me Ukrainën. Rajoni, në të cilin jetojnë rreth 465,000 vetë, shpalli pavarësinë në vitin 1992 pas një lufte të shkurtër civile. Sidoqoftë Transnistria u njoh vetëm nga Rusia. Moska ka vendosur për dekada të tëra ushtarë në Transnistri dhe ndër të tjera i furnizon separatistët me gaz pa pagesë. Zona kontrollohet nga forcat pro-ruse të sigurisë dhe ka monedhën dhe pasaportat e veta.

Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21