Organizata palestineze Hamas ka shprehur gatishmërinë për të nënshkruar një marrëveshje që përfshin një armëpushim për pesë vite dhe lirimin e të gjithë pengjeve izraelite që ndodhen ende në Rripin e Gazës. Një përfaqësues i Hamasit deklaroi për agjencinë e lajmeve AFP se një marrëveshje e tillë mund të shënojë fundin e luftës në Gaza.