Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje demokratëve që t’i bashkohen protestës qytetare dhe që shtatori të shndërrohet, sipas tij, në muajin e “goditjes vendimtare” ndaj qeverisë së Edi Ramës. Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha vlerësoi protestuesit që prej më shumë se 80 ditësh vijojnë protestën kundër qeverisë, duke u bërë thirrje demokratëve në Tiranë dhe në të gjithë vendin që të rrisin pjesëmarrjen në protestat e shtatorit.