Ekonomisti dhe aktivisti austriak, Günther Fehlinger-Jahn, ka njoftuar zyrtarisht kandidaturën e tij për postin e Presidentit Federal të Austrisë në zgjedhjet e vitit 2028. Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen së fundmi, është një video nga Muzeu i Vjenës, ku bëri një premtim të drejtpërdrejtë për Shqipërinë. Ai deklaroi se, në rast fitoreje, do të punojë për kthimin e armëve dhe përkrenares së Gjergj Kastriot Skënderbeut në qytetin e Krujës.