Ushtria amerikane tha se ka kryer një sulm ajror kundër një udhëheqësi të lartë të grupit militant, Shteti Islamik, në Sirinë veriore. “Sulmi rezultoi me vrasjen e mundshme të individit të shënjestruar”, tha përmes një deklarate Komanda Qendrore e SHBA-së. Sipas saj, dy persona të armatosur u vranë në operacion.