Presidenti amerikan Donald Trump firmosi urdhrin që Liqeni Ontario të riemërtohet në "Liqeni Amerika", ndërsa përshkallëzoi luftën e tij tregtare me Kanadanë, duke shkaktuar reagim të menjëhershëm nga Ottaëa. Trump e përshkallëzoi presionin e tij ndaj Kanadasë duke nënshkruar një urdhër ekzekutiv që ndryshon emrin e trupit ujor në kufirin mes fqinjëve të Amerikës së Veriut. Por kryeministri kanadez Mark Carney e hodhi poshtë veprimin e Trump, duke thënë se liqeni do të quhej Liqeni Ontario "atëherë, tani dhe gjithmonë" dhe se emri i liqenit ishte 400 vjecar, që para se amerika dhe kanadaja të formoheshin.