Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, tha se çdo pushim i mundshëm i Ukrainës nga Rusia do të pasohet nga forcimi i krahut lindor të NATO-s. “Ne nuk do të ndalemi me masat ekonomike. Ne do të forcojmë më tej aleatët tanë të NATO-s në krahun lindor” në përgjigje të një pushtimi, tha Harris më 19 shkurt, teksa mori pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut.